Në cilën javë jam?
Edlira
(15 vite më parë)
Përshëndetje Edlira.
Nëse data 16 mars 2011 është dita e parë e ciklit të fundit menstrual, shtatzënia ndodhet në javën e 9-të plus 2 ditë.
Në fillimet e shtatzënisë, barku ndihet i fryrë jo për shkak të bebit, por për shkak të hormoneve që ngadalsojnë aktivitetin tretës të stomakut, dhe konstipacionit/kapsllëkut. Përdorimi i laksativëve (preparate për të dalë jashtë) i përshkruar nga mjeku, stabilizon situatën.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Jam shtatzene, ciklin e fundit e kam pasur me date 16.03.2011, doja te dija se sa javeshe jam. A eshte normale qe barku ka vazhduar te me fryhet shume heret?