javë pas jave
Përshëndetje Nita.
Aborti është një nga ndërlikimet më të shpeshta të shtatzënisë. Afro 50% e aborteve spontane kanë shkaqe të panjohura. Shkaqet të njohura janë; shkaqet gjenetike, infeksionet, difektet anatomike të mitrës, faktorët endokrinë (si; çrregullimet hormonale të organizmit tek gruaja), faktorët imunologjike, sëmundjet sistemike të nënës (si; diabeti, sëmundjet e zemrës etj), faktorët toksik dhe traumat, marrja e preparateve toksike dhe traumat e drejtpërdrejta siç janë goditjet në mitër apo trauma të tërthorta siç janë ndërhyrjet kirurgjikale.
Çrregullimet emocionale, janë spekulative kur paraqiten si shkaqet për abort. Nuk ka asgjë konkrete për të evidentuar dhe për të mbrojtur konceptin se aborti mund të shkaktohet nga grindja, frika, zëmërimi dhe ankthi.
Të uroj fat në shtatzëninë e rradhës.


Une jetoj ne Belgjike, kam pas dy aborte te fundit para 3 muajve dhe po kam frike nese ngeli prap shtatzane po me ndodh perseri kam qene neper gjenekolog ketu ne Belgjik me kane thene qe je jam ne rregull, eshte e natyrshme ske probleme a mund te jete frika dhe stresi qe po i humbi bebat? Ju faleminderit pres pergjigje :)