A mund të jem shtatzënë?
Rozana Imeraj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Rozana
Ka disa shenja që tregojnë se shtatzënia ka filluar. Ato mund të paraqiten të gjitha bashkë ose mund të paraqitet edhe vetëm një shenjë ose dhe asnjë shenjë. Pra paraqitja është shumë individuale për çdo shtatzënë.
Të rekomandoj që disa ditë pas datës së pritshme të menstruacioneve, të bësh një test shtatzënie ose të kontaktosh mjekun obstetër gjinekolog për të bërë ekzaminim ekografik me sondë vaginale nëse është e mundur.
Të uroj fat duke tu plotësuar dëshira.
Pershendetje, kam nje vit martuar provojme per femije por skam rene shtatzane akoma. Ne beme analizat te dy dhe une isha mire kurse burri kish probleme kishte nr te paket te spermatoideve beri spermogramen i dhane nje kure 2 muaj me ilace me shume gjilpera beri, tani po provojme per femije prap pasi e mbaroj kuren e plote. Ciklin e fundit e kisha ne 20 tetor 28 dite e kam. Kemi provuar ne datat 7, 8, 9 nentor, a ka gjasa qe une te kem mbetur? Kam verejtur disa shenja, urinoj shpesh, gjokset te enjtura dhe kam uri shume si para ciklit, nje shenje tjeter qe me ka shqetesuar se kam kapsllek, me falni qe ju shpreha ne kete menyre, por sme ka ndodhur kjo gje me perpara. Doja qe ju te me jepnit nje pergjigje, a jane keto shenja te fillimit te nje shtatzanie? Flm.