Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë analizash më duhet të bëj pas abortit?

Dr Mimoza pershendetje! Para 5 ditesh bera abort spontan 5 javeshe, me rekomanduan me mjekim pasi ishte ende e vogel per pastrim me mjete. Neser kam ekon per te pare nese cdo gje eshte ne rregull. Ju mund te me udhezoni se cilat jane analizat e nevojshme qe duhet te bej tani pas abortit ne menyre qe te mos kem probleme ne mbetjen shtatezane me pas?Ju uroj pune te mbare

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eris,

Ekzaminimet më të rekomanduara janë analizat, që përjashtojnë patologjitë sistemike të nënës si shkak për abort, analizat që përjashtojnë defektet gjenetike, analizat që përjashtojnë shkaqet endokrine, analizat që përjashtojnë shkaqet infeksioze, HSG-ja si dhe analizat që përjashtojnë infeksionet vaginale. Të gjitha këto ekzaminime duhet të rekomandohen nga mjeku gjinekolog, i cili duke vlerësuar rezultatet do të ketë mundësi të rrugët për të patur shtatzëni të sukseshme.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti