Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koha e lindjes

E nderuara mjeke, kam qene ne spital, pasi me udhezuat ju, edhe kam pasur dhimbje çdo 5 minuta, qafa e mitres eshte zbutur edhe flitet per lindje, po ende nuk jam qelur per ate arsye perseri jam ne shtepi, perse te pres kot ne spital, çfare duhet te bej qe te hapem? Te eci shkalleve, te ha apo te pi ndonje gje, dhimbje te shpines kam pa ndale, te barkut vijne shtohen ndalen, beba mire eshte, uji ende s`ka luajt, po pergaditja ka filluar;

Linda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Të rekomandoj të jesh nën vëzhgimin e mjekut, që do ndjekë lindjen. Kujdes lëvizjet e bebit dhe rrahjet e zemrës fetale. Nëse të plasin ujrat, drejtohu menjëherë në maternitet. Nëse kontraksionet uterine të bëhen të rregullta, me kohëzgjatje 30 sekonda, në interval çdo 6-7 minuta, për më shumë se 30 minuta drejtohu menjëherë në maternitet. Pritja është zgjidhja e momentit.

Të uroj të lindësh sa më lehtë, një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti