Çrregullime me ciklin menstrual
Blerina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Blerina.
Shkaktarët e mungesës së menstruacioneve, janë të shumëllojshëm. Meqënëse cikli ka qënë i rregullt pas lindjes prej 6-të muaj, konsideroj se problemi mund të jetë hormonal. Të rekomandoj kontrollin e hormonit folikulostimulues (FSH) dhe hormonit luteinizues (LH). Mos lër pas dore edhe kontrollin e gjendrave tiroide.
Nëse këto ekzaminime dalin normale, duhet vazhduar me analiza dhe ekzaminime të tjera për të vlerësuar shkakun e mungesës së menstruacioneve.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje, jam Blerina, 24 vjecare, kam probleme me ciklin menstrual, femijen e kam lindur me operacion cezarian dhe nuk e kam ushqyer me qumesht te gjirit, mbas lindjes menstruacionet i kam pas 6 muaj ne rregull, mirepo qe 3 muaj nuk kam menstruacione... kam shkuar tek mjekja, nuk kam qene shtatzene, as cista nuk kam, a ka mundesi te me tregosh pse tash kam çrregullime me ciklin menstrual? Me respekt, Blerina!