Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth stimulimit

E nderuar ka 6 muaj qe provoj te mbetem shtatzene, qe disa muaj po e beje edhe testin e ovilimit, megjithate ciklin prej kohes kur kam marredhenie (pa mbrojtje), e kam shume te rregullt 28 ditesh, gjinekologja ku po i beje kontrollat me ka thene qe nese brenda gjashte muajve nuk mbetem shtatezene duhet te beje stimulimin, ju lutem me tregoni cka nenkuptohet me kete, si behet ky stimulim, me barna dhe nese po cilat jane ato barna apo ka ndonje metode tjeter? faleminderit.

Arona Beka (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Bën shumë mirë që i referohesh testit të ovulacionit. Krahas këtij ekzaminimi, bëj edhe një ekzamimin ekografik ditët e 14-16 të ciklit menstrual, për vlerësimin e maturimit të folikulit. Nëse folikuli rezulton i maturuar, atëherë nuk ka nevojë për stimulim. Nëse është e kundërta, stimulacioni fillohet me medikamente të cilat merren nga goja në doza që i përtcakton mjeku, deri sa të arrihet maturimi i plotë i folikulit.

Të uroj fat.

/komuniteti