Sa kohë duhet të përdorë acidin folik dhe utrogestanin?
Ria Haklaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ria,
Acidi folik është një vitaminë e cila parandalon anomalitë e bashkëlindura të tubit neural (trurit dhe palcës kurrizore) tek fryti. Merret doza prej 400 mikrogram një herë në ditë, dhe vazhdon gjer në javën e 12 të shtatzënisë. Ndërsa në lidhje me utrogestanin duhet të konsultohesh me mjekun i cili të ka përshkruar medikamentin në fjalv.
Gjinia e fetusit bëhet i dallueshëm rreth javës së 6-të. Problemi qëndron në pozicionin që merr fetusi për t’u vëzhguar dhe vlerësuar nga mjeku. Gjithmonë kjo varet edhe nga pozicioni që mer bebi. Saktësia e vlerësimit të gjinisë, rritet rreth javës së 22-të e më tutje të shtatzënisë.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe Moza! Jam 8 javesh shtatzene. Po perdore acidin folik dhe utrogestanin. Per sa kohe duhet ta vazhdoj? Kam bere nje eko ne javen e trete. Kur mund te bej nje eko te dyte per te dalluar dhe seksin? Pune te mbare dhe faleminderit!