Shtatzënia pas aborteve
Jara Flutur E Vogël
(14 vite më parë)
Përshëndetje Anika
Mirë do të ishte, që përpara se të filloje shtatzëninë e radhës, të kishe bërë disa analiza që do ti rekomandonte mjeku për të gjetur (nëse do ishte e mundur) shkaktarët e abortit dhe të ishin trajtuar ato. Nëse shtatzënia është plotësisht e vërtetuar, fillo të konsumosh acid folik dhe multivitaminat. Gjithashtu konsultohu me mjekun obstetër-gjinekolok, për të vlerësuar vëndosjen e shtatzënisë si dhe ai do të të japë edhe rekoamndime të tjera nëse është e nevojshme.
Të uroj fat.
Pershendetje Kam pasur dy aborte spontane nje para dy vitesh (6 javshe) dhe nje para 7 muajsh (3 javshe) dhe tash kam ber analiza te gjakut dhe urines, dhe i kontrolloj mjekja familjare po dyshon mos jam shtatzane sepse me kan dal disa qeliza te gjakut me te nalta apo si thuhet. Nese jam shtatzëne a mund te abortoj perseri pasi qe nuk kam bër analizat me te cilat mundem te di se per qfar arsye abortoj. Faleminderit per pergjegjiet.