Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet në shtatzëni

Pershendetje, jam ne javen e 25 te shtatzanise, kam bere disa analiza ku Chlamydiae eshte pozitive, ureaplasma urealiticum - pozitive, si dhe candida albicans - pozitiv. Kam filluar me terapi eritromicin 3x2 dhe meclon 1x1 ,sa eshte serioz ky infeksion dhe a mund te kete pasoja per fetusin dhe cilat jane ato? Ju faleminderit.

Dea Kurti (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Dea,

Shtatzënia është një periudhë shumë e përshtatshme për zhvillimin e një infeksioni. Kur bëhet fjalë për infeksion vetëm të nënës, atëherë infeksioni në shtatzëni mund të kalojë pa asnjë efekt negativ te foshnja.

Infeksioni i klamidias nuk transmetohet tek bebi gjatë shtatzënisë dhe nuk influencon në ecurinë e saj. Duhet të vazhdosh trajtimin me preparate mjeksore. Kjo duhet bërë me patjetër, sepse rrugët e lindjes duhet të jenë të pastra gjatë lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti