Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet e kafta gjatë shtatzënisë

Përshëndetje, ju lutem me ktheni përgjigjje sepse jam shume e shqetesuar rreth shtatzanise sime, jam ne javen e 14, dje gjate dites kam pasur dhimbje ne fund te barkut, ne mbremje me jane shfaqur menstruacionet e kafta, ne mengjes tani isha tek gjinekologu, me tha se rrezikoj shtatzanine nese nuk pushoj dhe me dha ca tableta duphaston per ndalimin e menstruacioneve. Pres pergjigjje dhe nga ju. Faleminderit nga Leunora.

Leunore Mehmeti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leunora,

Duphaston, është preparat që tenton të dominojë gjakrrjedhjen e pranishme. Jam plotësisht dakort me mjekun, i cili të ka dhënë trajtimin kur është shfaqur gjakrrjedhja të cilën ti e përshkruan.

Rregjimi i shtratit, është shumë i rekomanduar në rastet si të ka ndodhur ty. Rregjimi i shtratit, është i nevojshëm. Mos e neglizho këshillën e mjekut për rregjim shtrati dhe mos bëj punë të rënda, derisa të kaloj kjo situatë e vështirë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti