Rreth polipeve
Tina Vali
(14 vite më parë)
Përshëndetje Tina,
Zakonisht në gjinekologji flitet për polipe të kanalit cervical (qafës së mitrës). Diagnostikimi i tyre bëhet gjatë vizitës gjinekologjike me spekulum. Polipi në qafën e mitrës jep dhëmbje në fund të barkut dhe sekrecione hemorragjike të pakta por, bezdija është shkaku që e drejtojnë gruan tek gjinekologu. Polipet mund të jenë me natyrë të mirë (beninje) por, mund të jenë edhe me natyrë të keqe (malinje). Rastet dallohen nga ekzaminimi anatomo patologjik, që i bëhet polipit pas heqjes së tij.
Të uroj gjithë të mirat.
Miremengjesi doktoresha Mimoza, jam nje 22 vjeqare jam e martuar qe 8 muaj kam tentu me mbet shtatzane po kot kam vizitu mjekun dhe me dul qe kam polip 11 me 44 mm ai me propozoi me u ba operacion ne fakt me hek me laser a mund te me tregoni a paraqet nai rrezik ose diqka ma gjeresisht? me tha patjeter duhet me ba kete se me hapa ste hiqet e ky tha paraqet pengesa ne mbetjen shtatzane te ti me tha vezoret i ke shume mire, me respekt pres pergjigje nga ti.