Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

E nderuara doketoresh, tani jam 22 vjeq por qe nga mosha 11 vjeqare ikam menstruacionet dhe kam dhimbje te teperta kurse cikli me zgjat afro 13 diteve dhe kam shum gjakderdhje,poashtu cdo muaj kam crregullime,por kete muaj me jan vonuar per 20dit muajin e kaluar ikisha me dat 27 ,kam ber testin e shtatzanis 2 her por qe te 2 me kan dalur negativ ,kam dhimbje te barkut cdo dit kam marramendje,dua ta di se ajam shtatzan apo kam crregullim te ciklit ..Kisha dashur te kem sa me shpejt nje pergjigje nga ju e nderuara doktoresh sepse jam pak sa e shqetsuar per gjendjen time :( .Faleminderit shume.Kaloni sa me mir kete vikend :)

Anida Halimi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anida

Për sa tregon, cikli yt menstrual nuk ka qënë dhe nuk është i rregullt. Bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Mjeku gjinekolog do të japë rekomandimet e duhura për të stabilizuar ecurinë e ciklit menstraual e më pas duhet të mendosh dhe të tentosh për shtatzëni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti