Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e ciklit

Para 6 muajve kam pasur lindje te parakohshme ne muajin e 5 te shtatzanis,deri tani menstruacionet i kom pas te rregullta, por kete muaj mu vonuan nje jave, prej mbreme me erdhen dhe kame dhimbje ne anen e majte, a eshte kjo normale apo mos behet fjale per ndonje shtatzani ektopike edhe pse sot bera nje test te shtatzanise dhe me doli negativ, a thua per qka behet fjale?

Riki Ajdi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Mendoj që bëhet fjalë për një çrregullim menstrual. Një vizitë gjinekologjike për të vlerësuar qafën e mitrës e shoqëruar me ekzaminim ekografik për të vlerësuar kavitetin uterin dhe vezoret, do të ishte e nevojshme. Mjeku gjinekolog do të japë rekomandimet e nevojshme dhe trajtimin e duhur, që kjo situatë të mos përsëritet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti