Konceptimi dhe vezoret policistike
Eni Eni
(14 vite më parë)
Përshëndetje Eni
Nëse trajtimin është kryer sipas rekomandimeve të mjekut, dhe ekzaminimi ekografik rezulton brënda normave, supozohet se je shëruar dhe nuk ke nevojë për tjetër trajtim.
Gjithë të mirat.
Doktoreshe para ca muajsh bera nje eko transvaginale dhe doli qe kisha vezore policistike. Mjekja me dha nje trajtim prej 6 muajsh me kotraceptivet yasmin dhe gjate kesaj periudhe i kam patur te rregullta cdo muaj menstuacionet. kontraceptivet i kam marre per here te fundit ne muajin shtator. ne muajin tetor me erdhen mestruacione me date 18 ndersa kete muaj nuk me kane ardhur akoma. para nje muaji bera nje eko gjinekologjike tek nje klinike tjeter , dhe doli qe nuk kisha ciste por un i shpjegova se kam patur vezore policistike dhe me tha qe nuk me pelqen definimi qe ti ka dhene mjekja e meperparshme dhe nuk me dha asnje mjekim ose shpjegim nese duhet te beja ndonje analize tjeter dmth nuk kuptova asgje fare nga ajo vizite . Doja te dija nga ju se cfar ndodh pasi kryen trajtimin 6 mujor me kontraceptive , nese cdo gje shkon ne rregull dhe nuk kam nevoje me per trajtim apo duhet vazhdimisht te marr mjekim. Ju lutem shume me sqaroni ne lidhje me keto qe ju pyeta dhe se cfar duhet te bej tani. Do u isha shume mirnjohese te me kthenit pergjigje pasi nuk di ku tjeter te informohem dhe nuk i ze shume bese ketyre mjekeve. me falni qe u zgjata kaq shume. gjithe te mirat.