Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit

E dashur dr. tkom shkrujt edhe me heret per ciklin tim 40 ditesh muajin e kaluar tash mbas dy jave qe e perfundova ciklin apet me erdhen po shum pak qe 3 dit e kom ni termin te gjinekologu poo jam e shqetsuar per ata po te shkruaj te pershendes shummmmm.

Essa . (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Qëndresa

E gjitha sa shkruan ka të bëjë më një çrregullim menstrual shumë të theksuar. Patjetër duhet të kontaktosh mjekun obstetër-gjinekolog për tu vizituar dhe konatatuar shkakun e këtij çrregullimi menstrual. Një nga faktorët kryesor të mos mbetjes shtatzënë është çrregullimi menstrual, i cili konsiderohet i rregull kur ndodh jo më pak dhe jo më shumë se një javë nga cikli ideal prej 28-të ditësh. Kjo do të thotë se cikël i rregullt menstrual konsiderohet kur ai ndodh brënda 21 deri 35 ditë, me kushtin që të jetë me kohëzgjatje të njëjtë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti