Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si kokërr afër vagine

Pershendetje dr.Jam ne muajin e 8-te te shtatezanis,theksoj se dje kam perfundu antiobiotiket kunder infeksionit,tash verejta se ne pjesen perpara ne mes vagines e kembes aty ku i bie llasteku i te mbrendshmeve kam nje si kokerr nder lekur,e provova te ndrydh dhe qiti pak si qelb por ajo nuk u hek,kshtu nuk me dhemb vetem kur e preki me shume me dhemb pak.A mund te jete nga depilimi?Qka eshte kjo dhe si hiqet..mund te me thoni?Ju faleminderit.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona

Është një zonë mjaft delikate dhe kur depilohet edhe mund të ndodhë ajo që përshkruan. Nëse është nga depilimi, mundohu ta nxjerrësh qimen e cila e ka shkaktuar atë. Vendin rreth infeksionit pastroje duke e fshirë edhe me pak alkool. Nëse gjendja nuk përmirësohet, drejtohu tek mjeku i përgjithshëm i cili mund të intervenoj pa probleme anësore.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti