Ekografia në shtatzëni
Dorina Agalliu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Dorina
Ekografia e tretë, dmth pas asaj morfologjike bëhet rreth javës së 30-34 të shtatzënisë për të rivlerësuar zhvillimin fetal dhe vënë në dukje problemet e mos evidentuara më parë. Në këtë ekzaminim, kryhen kontrolle që gjinekologu vlerëson si të domosdoshme.
Vizitat e tjera me ekografi janë të domosdoshme të kryhen, vetëm kur mjeku specialist gjinekolog arsyeton kryerjen e tyre.
Gjithë të mirat.
Pershendetje! Tani jam ne javen e 25 te shtatzanise. Para 4 javesh bera ekon morfologjike, dua te di kur mund te bej ekon e radhes, ne cilen jave? Ju faleminderit!