Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetj. Jam 23 jave dhe doja te dija nese ilacet qe marr jane te mjaftueshme. Perdor todiferon (kokrra te kuqe) si dhe prenatal. A eshte e nevojshme te perdor kalcium, me pare kam perdorur kalcioral. Gjithashtu doja te dija se cfare kremi mund te me rekomandonit per moscarjen e lekures pasi kam shtuar 10 kg dhe me kane filluar shenjat ne lekure? Duke ju falenderuar per ndihmen qe na jepni ju uroj gjithe te mirat. Me respekt. Era.

Era Hoxha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Era

Suplementi i hekurit dhe multivitaminat, janë të mjaftueshme për një ecuri normale të shtatzënisë. Multivitaminat kanë në përbërjen e tyre sasinë e kaciumit për të cilën ka nevojë organizmi. Parandalimi i striave bëhen me anë të kremëra të ndryshëm që gjënden në farmaci.

Shtesa e peshës për moshën e shtatzënisë është e madhe. Të rekomandoj të kontrollosh dietën ushqimore duke i dhënë prioritet konsumimit të perimeve, zarzavateve dhe frutave. Elemino sheqernat dhe yndyrnat shtazore. Por bëj edhe një analizë për të vlerësuar albuminat.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti