Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime gjinekologjike

Pershendetje! Keto 4 muajt e fundit nuk i kam patur menstruacionet te rregullta. Muajin e pare prej nga kur kane nisur te mos me duken normale, gjakrrjedhja nuk ka qene si zakonisht por ne sasi te paket dhe ne ngjyre kafe (e njejte si ditet e fundit te ciklit). Ne muajin ne vazhdim gjakderdhja ishte ne sasi si zakonisht por zgjati gati 2 jave. Ndersa keto 2 muajt e fundit u perserit e njejta gje si muajin e pare, pra ne sasi te vogel e ngjyre kafe. Kete muaj me kane ardhur ne date 2 nentor e vazhdojne akoma edhe sot me 21 nentor. A eshte normale kjo? Jam ne pritje te pergjigjes tuaj. Ju faleminderit!

Marssi Berisha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsela

Sa përshkruan mbi ciklin menstrual, nuk është normale. Drejtohu për të bërë ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Gjithashtu edhe vizita gjinekologjike do ta orientojë mjekun për të vlerësuar gjëndjen e qafës së mitrës. Pas këtyre ekzaminimeve, ai do të japë trajtimine nevojshëm që ankesa të mos përsëritet.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në klinikën ku punoj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti