Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tensioni i lartë

Pershendetje doktor te lutem me ndihmo kam 2-3 dite qe kam shume dhimbje koke nga pas dhe te syte.Kam mat tensionin dhe me ka dale14me 7.Pyes doktorin tim dhe me thote qe e ke brenda normave.Theksoj se une jam ne fund te javes se 27.Ju lutem cfare me rekomandoni te bej sepse dhimbja e kokes eshte e padurueshme dhe kam shume frike se mos vall tensioni i larte me qendron edhe pas lindjes ose mund ti bej dem edhe bebes.Une pres te marr pergjigjet edhe te analizave te veshkave te gjakut te sheqernave te yndyrnave te cilat i bera pa rekomandim nga mjeku per te gjet arsyen dhe ndoshta per te bere nje ekuiliber ushqimor per ta stabilizuar por mjeku im me thote kot i ke bere se ky tension eshte normale per shtatezanine dhe kur i thash me e taku te shoh analizat me tha thjesht vazhdo ki ne monitorim tensionin edhe per 2 dite.Ju lutem pres me padurim pergjigjen tuaj.

Noa Noa (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Erjona,

Të rekomandoj të drejtohesh te mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzëninë. Ai do të rekomandojë disa ekzaminime, të cilat do të vlerësojnë gjëndjen e fëmijës dhe vazhdimin normal të shtatzënisë deri në lindje. Mos neglizho, sepse tensioni i lartë gjatë shtatzënisë është me pasoja.

Gjithë të mirat.

/komuniteti