Sa javëshe jam?
Manjola Meta
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ena,
Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 23.09.2012, atëherë ju jeni në javën e 8 të shtatzënisë. Edhe gjatësia e bebit është normale për këtë periudhë të shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, sot isha per kontrolle tek gjikenologu me tha je 8 jave shtatzane dhe zemra eshte mire dhe gjatesia e bebit 1.4 cm, por para nje jave me tha afersisht 6 jave, nuk po marre vesh me saktesi sa jam. Duhet te theksoj qe ciklin e fundit e kam pas me 23 shtator. Te lutem me thuaj sa javeshe duhet te jem me gjatesine 1.4 cm?