Infeksioni me candida
Bulka R
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Shtatzënia është një faktor predispozues për kandidozën. Mirë ke bërë që ke tentuar ta mjekosh infeksionin, por më mirë do ishte që me anë të analizëve (mykogramës) të gjendet preparati më efikas për tu shëruar. Pas trajtimit efikas, shtatzënia dhe jeta bashkëshortore do jetë komode.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe. Jam 21 jave shtatzene dhe prej fillimit te shtatzenesise kam infeksion me candida albicans, gje qe eshte vertetuar 2 here permes strishos. Kam perdorur deri me tani 4 -5 here nystatin vaginaleta, dhe lactobacillus per rregullimin e flores, por me duket se asgje nuk po funksionon. Pas permiresiimt te shkurte me rishfaqet kruarja ne zonen intime. Marredheniet seksuale jane pothuaj te pamundshme. Perse nuk po me largohet ky infesion?! Keni ndonje mendim apo rekomandim?