Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E shqetësuar me zhvillimin e frytit

Pershendetje Dr. Mimoza. Ju falenderoj per kohen qe merrni per ne. Do kisha shume deshire nese do ma kishit shpjeguar pak me mire, sepse jetoj ne Gjermani dhe kontrolla e pak tek gjinekologu nuk ishte aq e qarte. Kam nevoje per opinon te dyte. Une ciklin e fundit e kam pas me date 16.10.2012, pas tre testet qe kam bere ne shtepi dhe rezultuan pozitiv dje ish ne kontrollen e pare. Doktori mu pergjigj dje keshtu, pasi me shikoj me sonden vaginale, nuk verehej gje perpos nje rrumbullaku te zi ne anen e djatht te mitres, por qe tha eshte akoma heret sepse sigurisht ke ngel shtatzane me vone dhe nuk po shikohet mire. Me kan marr, gjakun, urinen dhe strishon, per te me bere analizat e Hcg dhe analizat e nevojshme qe duhet bere ne fillimet e shtatzanise. Kontrollen e rradhes e kam te marten. Do te kisha shume deshire nese do me pergjigjeshe dhe te me tregosh nese ndodh edhe te femrat tjera qe ne javen e 5 te mos verehet akoma fryti? Jam shume e shqetesuar sepse nuk e di a eshte cdo gje ne rregull apo jo? Ju pershedes shume dhe ju uroj pune te mbare.

Eda Odesa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eda

Me sapo kuptoj, mjeku ka shpjeguar se ka nevojë për një ekografi rikontrolli për të vlerësuar rahjet e zemrës fetale. Kjo ndodh edhe te shtatzënat e tjera kur kur shtatzënia është mjaft e vogël. Një përgjigje jep edhe vlera e beta HCG, në janën e 6-të vlera varion nga 1,080- 56,500 mIU/mL.

Uroj që shtatzënia të ketë filluar e mbarë.

/komuniteti