Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hapja 3 cm në javën e 18 dhe uji i bebes

Doktoreshe e nderuar, kunata ime eshte ne javen e 18 te shtatzanise dhe mjeku ka konstatuar se eshte hapur 3 cm dhe uji i bebes eshte varur. A mund te qepet ne kete gjendje dhe sa ka mundesi qe bebja te shpetoje? Ajo ka patur aborte edhe pasi eshte qepur shkaku i infeksioneve kete radhe ka vetem kandida dhe infeksion ne kanalin e urines. Ju faleminderoj paraprakisht. Gjitha te mirat.

Rezarta Abazi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rezarta

Mund të tentohet një serklazh (qepje) i urgjencës, por asgjë nuk mund të jetë e sigurtë me këtë situatë të precipituar. Shkaku që asaj po ndodh, midis të tjerave, është edhe infeksioni urinar që prish ecurinë e shtatzënisë.

Më mbetet vetëm të uroj fat.

/komuniteti