Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa javëshe jam?

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 38 shtatzane sipas mjekeve une ciklin e fundit e kam pas me 26 shkurt deri me 1 mars po marredhanje nuk kam pas deri me 7 mars, kur e kam kohen me lind mundeni me tregu? flm per mirekuptim.

Vale Krasniqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje 

Shtatzënia fillon në ditën e konceptimit, por kjo ditë nuk është e saktë dhe femrat apo mjekët vetëm sa do ngatëronin njëri tjetrin. Për të patur një rregullshëri të përgjithshme në ndjekjen e shtatzënive, mjekët e kanë mbështetur punën e tyre në llogaritjen e javëve të shtatzënisë, duke filluar nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. Kjo ditë mbahet mënd shumë mirë, nga pothuajse të gjitha femrat. Pra sipas kësaj i bie që ti je në javën e 38 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 02 Dhjetori.

Të uroj gjithë të mirat.

Vale Krasniqi (14 vite më parë)
flm shum per pergjigje uroj dhe deshiroj qe te me jet kjo data e lindje se un termin e mejkeve ekam me 14 dhjetor me lind

/komuniteti