Si ti llogaris javët e shtatzënisë?
Ana Ana
(14 vite më parë)
Përshëndetje Oni
Për të llogaritur datën e lindjes, është e rëndësishme të mbahet mend saktësisht data e fillimit të ciklit të fundit menstrual. Kjo datë do të mjaftojë për të bërë një llogaritje të përafërt, me anë të një rregulli të përgjithshëm që e përdorin edhe mjekët gjinekologë. Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 10.10.2012, atëherë ju jeni në javën e 06 të shtatzënisë.
Saktësia e vlerësimit të gjinisë, rritet rreth javës së 22-të e më tutje të shtatzënisë.
Ju uroj çdo të mirë.
Menstruacionet e fundit i kam pasur me date 10.10.2012 dhe doja te dija sa javeshe jam sot me dt 23.11.2012. Dhe doktoreshe, kur mund ta marr vesh gjinine e femijes tim, sa javeshe?