Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullimet menstruale

Pershendetje! Gjithmone e kam patur ciklin te rregullt. Prej 3 muajsh menstruacionet me vijne te crregullta. Ne muajiin shtator me me erdhen me date 22 dhe me zgjaten 2 jave. Ne muajin tetor me erdhen menstruacionet (nese te tilla jane) ne date 20 por ishin ngjyre kafe e sasi te vogel dhe me zgjaten 1 jave. ndersa ne muajin nentor me erdhen ne date 2 deri ne date 22 pa nderprerje perseri ne ngjyre kafe dhe sasi te vogel. Nese ju vjen ne ndihme ju bej me dije se nuk kam mbetur asnjeher shtatzene dhe nuk kam perdorur asnjehere kontraceptive. Ju lutem a mund te me thoni cili eshte shkaku i kesaj situate. Ju faleminderit.

Marssi Berisha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida

Mendoj që bëhet fjalë për një çrregullim të ciklit menstrual për shkak të çrregullimeve hormonale. Që kjo situatë të stalizohet, duhet të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog. Me anë të vizitës gjinekologjike si dhe ekzaminimeve të tjera specifike, ai ka mundësi të vlerësoj gjendjen dhe të të rekomandoj trajtimin e nevojshëm.

Rregullshmëria e ciklit menstrual është factor kryesor në mbetjen shtatzënë. Mos neglizho për çfarë të rekomandova.

Gjithë të mirat.

/komuniteti