Si ti ndaloj të vjellat?
Manjola Meta
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ena
Të vjellat e shtatzënisë konsiderohen normale në tremujorin e parë të saj. Akoma nuk njihen shkaqet, por ato mund të rrallohen me terapi medikamentoze. Zakonisht pas tremujorit të parë, të vjellat largohen. Progeston tjetër mos merr, por mundohu të ushqehesh disa herë në ditë nga pak (aq sa duhet për të patur ecuri normale të shtatzënisë) dhe shmangu ushqimeve të cilat nuk të shkojnë për mirë.
Gjithë të mirat.
Miredita doktoreshe Keta. Jam ne javen e 8 te shtatzenise, te vjella kam pas rralle, por sot jam shume keq vetem vjell, dua te pyes pasi hengra mengjesin piva dhe kokrren progreston, por mbas 1 ore e nxorra tere ushqimin po ashtu mendoj dhe ilacin, nuk e di e ka bere efektin apo duhet te pije tjeter, po pate mundesi me thuaj ndonje keshille per ndalimin e te vjellave?