Merak për shtatzëninë
Noa Noa
(14 vite më parë)
Pershendetje Erjona
Pasi mjeku e ka vleresuar situaten ne rregull atehere ske pse shqetesohesh. Vetem duhet te kesh kujdes per veten, te pushosh sa me shume, te kesh kujdes tensionin dhe te mos besh pune te renda.
Te uroj gjithe te mirat.
Pershendetje para 4 ditesh duke punu ne shtepi pata disa pika te vogla gjaku ndoshta nga lodhja a ndoshta dhe nga tensioni 15 me 10 qe pata dy dite rradhazi me dhimbje te forta koke. Ne momentin qe me kane dale pikat e gjakut kam qene shume mire skam pas ndonje shqetesim, pasi njoftova per problemin me thane me shku ne urgjence me be nje kontroll te bebit. Nga ankthi rruges tensioni mu cua serisht 15me 10. Pasi shkova aty mjeku roje pasi me beri nje eko me tha qe beba ime ishte mire dhe levizte dhe i kushtoi me shume rendesi tensionit te larte ku me tha te shtrohesha qe te isha nen kontroll. Fakti qe jam tip shume i ndjeshem spranova me qendru me friken se nga ankthi i spitalit tensioni do me cohej me shume sepse theksoj se mu cu rruges per spital dhe pasi u ktheva per 10 min mu stabilizua vet sa dola ne ajer te paster. Problemi im qendron se qe prej asaj dite kam fillu ti degjoj shume rralle dhe dobet levizjet e bebit. Kam shume frike mos ndoshta beba ime ka pesu ndonje demtim ose se di cfare? Sa here e mendoj mundohem te shtrihem ne pozicjon dhe mezi e ndiej dhe jo shpesh si me pare mundohem ta ngacmoj por asgje atehere filloj e shqeteshem dhe fillon luhatja e tensionit. Theksoj se me perpara tensionin e kam pas 11 me 7 dhe tani ne gjendje normale aq e kam.