Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka mundësi të ndodh gabim në përcaktimin e gjinisë?

Pershendetje doktoresh deshta te beje nje pyetje, une jam ne muajin e 7, ne te gjitha kontrollat qe kam bere mjekja me ka thene se gjinija e bebes eshte vajze, mirpo sapo lexova qe nese javen e 29 (ne te cilen jam dhe une): Si po rritet fëmija juaj Nëse jeni duke pritur një djalë, testikujt e tij kanë filluar të lëvizin pranë veshkës dhe ijeve. Jam bere merak ne njefare menyre se une pikerisht tani kam shume probleme me veshket, kam dhimbje te teperta dhe te paduruara, gjithashtu kam dhimbje ne shpine, saktesisht ne fund te shpines... deshta te dije se a ka mundesi qe ne te gjitha kontrollat te ndodh ndonje gabim ne percaktimin e gjinise... ndoshta e zgjata pak, ju kerkoj ndjese. Flm per mirekuptim pres pergjigje sa ma shpejt... Pershendetje.

Suela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hikmete

Përcaktimi i gjinisë së bebit ekografikisht edhe ka gabim të mundshëm por nuk e besoj se ankesat e tua kanë lidhje me këtë problem.

Dhimbjet në fund të shpinës apo edhe në hije/veshka, dyshoj se kanë lidhje me ndonjë infeksion të mundshëm të traktit urinar. Prandaj kontakto mjekun dhe shpjegoja gjendjen. Me analiza ai do vlerësoj situatën dhe do të rekomandoj trajtimin e nevojshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti