javë pas jave
Përshëndetje Evi
Amniocenteza bëhet gjatë shtatzënisë, me saktësisht pas javës së 15. Vendimi i kryerjes së amniocentezës, bëhet vetëm kur është pranuar anomalia kromozomale. Një age/gjilpërë e hollë, kalohet transabdominal/nëpërmjet barkut, nën drejtimin ekografik në kavitetin amniotik duke krijuar mundësinë e marrjes së mostrave të zgjedhura nga materialet me origjinë fetale.
Amniocenteza është procedurë shumë e besueshme, madje gjer në rreth 99.4 % të rasteve, por është edhe invazive dhe bartë rreziqe të caktuara!
Për më shumë informacion rreth amniocentezës, të rekomandoj të lexosh artikujt në linqet e mëposhtme:
http://www.bebaime.com/analiza-dhe-teste/amniocenteza?like=true
http://www.bebaime.com/analiza-dhe-teste/procedura-e-amniocentezes
http://www.bebaime.com/analiza-dhe-teste/rreziqet-nga-amniocenteza
Gjithë të mirat.


Pershendetje. Ju lutem mund te me informoni ne rastet kur duhet te besh amniocentezen, sa eshte % qe pergjigjia te dale negative dhe shtatzenia te jete e shendetshme? Apo amniocenteza eshte paralajmerim i ndonje rreziku? Ju faleminderit per pergjigjen.