Analiza e paptestit
Eliza Muharremi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Eliza
Është një protokoll i cili duhet zbatuar para se të merët Pap-testi. Një ndër këshillat është që të mos kesh kryer raport seksual edhe deri ne 72 orë, para se të kryet ekzaminimi. Për këtë arsye të rekomandoj që ta përsërisësh këtë ekzaminim (Pap-testin) sipas rregullave që kërkohen në mënyrë që përgjgja të jetë e besueshme. Ky ekzamimin nuk ka asnjë pasojë negative për shëndetin riprodhues.
Gjithë të mirat.
E nderuar Doktorresh,desha te pyes un bera nje papatest dhe ende si kam marr rezultatet,por per mua esht papatesti i par qe kam ber,dhe skisha njohuri lidhje me kete si duhet te veprohet para se te behet papatesti,un e bera ne 5 masdite ndersa nje nat perpara kisha mardhenje pa mbrojtje dhe duke lexuar me ra ne sy nje kshill qe para se te behet papatesti mos te keni mardhenje te pakten 2 dit,dhe mua doktorri sma tha ket gjë para se ta beja.qka pom thoni me vepru a me perserit prap papatestin apo me ju besu atyre analizav qet dalin,edhe a esht e demshme per shendet te behet shpesh Papatesti.Te pershendes shume.