A jam shtatzënë?
Miranda Rexhepi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Miranda
Shkaqet e çrregullimeve menstruale, janë të shumta dhe të ndryshme. Prandaj duhet të kontaktosh një mjek gjinekolog, për të gjetur shkakun e këtij çrregullimi.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, a jam shtatzene? Ciklin gjithmone e kam te rregullt dmth nese nje muaj e kam pas diten e pare me 30 pastaj muajin tjeter me 25 pastaj me 20 e keshtu me rradhe,asnje muaj nuk kam pas vonim per as edhe nje dite te ciklit,por kete muaj me ndodh dicka e cuditshme per mua.muajin e kalur diten e pare te ciklit e kam pas me 31 dmth une me 26 eshte dasht me qene me cikel,por ka 6 dite qe kam dhimbje ne fund te barkut dhe gjinjte i kam me te ndijshem dhe edhe nuk kam cikel..sot ne mengjez e kam be testin me doli negativ...a mund tme shpjegoni ju lutem?