Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mungesa e ciklit

Pershendetje doktoresha Mimoza. Jam nene e 3 femijeve, pas lindjes se dyte kisha crregullime te ciklit. Vizitova mjekun ai me rekomandoi pilula kontraceptive por gjate marrjes se pilulave kisha kokedhembje dhe e nderpreva terapine per nje kohe. Me nderprerjen e terapise kaluan 4 muaj dhe une nuk kisha cikel fare, vazhdova terapine dhe keshtu kisha cikel te rregullt. Pas 10 vite te marrjes se pilulave kontraceptive vizitova prap mjekun sepse kisha kokedhembje panderprere, mjeku konstatoi se pa pilula kontraceptive nuk mund te kem cikel fare. Vizitova nje mjek tjeteri cili me tha se nuk ka nevoje per pilula sepse mund te kem cikel edhe pa pilula kontraceptive. Pasi bera te gjitha analizat e nevojshme mjeku konstatoi se kam infeksion clamidia, me marrjen e terapise infeksioni u sherua por prap nuk kisha cikel. Mjeku me dha terapi per rregullimin e ciklit dhe pas marrjes se paketes se trete te terapise ngela shtatzene. Sot kam vajzan 11 muajshe ushqehet me gjidhenje dhe prap nuk kam cikel. Desha tju pyes qka me rekomandoni ju? Gjith te mirat.

Arta Arta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Nëse ushqen me gji fëmijën, çrregullimet menstruale mund të jenë të pranishme. Por meqëne ky problem ka ndodhue edhe herë të tjera, tregon se diçka nuk shkon normalisht. Unë do të rekomandoja që të bësh disa analiza dhe teste hormonale. Të cilat janë faktori kryesor i çrregullimeve menstruale. Nuk është e thënë që të bëhen një pafundësi testesh, por me eliminim mjeku që do ti besoj problemin që ankon, mundet të të rekomandoj ato me rradhë.

Gjetja e faktorit që ndikon në çrregullimin menstrual, është e rëndësishme për shëndetin tënd riprodhues.

Gjithë të mirat.

/komuniteti