Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mioma në shtatzëni dhe udhëtimi

Tung, pershendetje para 1 muaj u bera 1 pyetje por fatkeqsisht nuk mora asnje pergjigje, keshtu qe ju kerkoj ndjese qe do e perseris pyetjen. Jam ne javen e 19+2 te shtatzanise, ne javen e 15 zbulova qe kam miome ne anen e djathte 37 mm, pyetja ime eshte se ne cfare rreziqesh jam une dhe bebi, dhe a eshte e demshme te udhetoj ne javen 23 e te kthehem ne IT ne javen e 25? Shpresoj te marre sa me shpejt pergjigje, ju flm cdo te mire.

* A & D * (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aurora

Fibromiomat janë një masë e mishtore e cila rritet në mitër. Nëse nga ekzaminimi ekografik rezulton se masa e deformon kavitetin e mitrës, atëherë edhe shtatzënia është e rrezikuar. Trajtimi është shumë i rëndësishëm. Nëse masa nuk e deformon kavitetin e mitrës, atëherë mund të udhëtosh duke qënë nën trajtimin me spazmolitikë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti