Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Era e keqe e ciklit

Pershendetje nga Sabina, me kane ardhe menstruacionet para kohe gati nje jave por kurre nuk me mbajne shume. Kam gjakderdhje shume kam dhimbje te shpines ,fundit barkut por me 5 dite i kryej ,e kesi hovi me kane ardhe para kohe edhe eshte dita e 10 edhe kam nga pak si te kafta! Ende si ka kryer por qe 3 dite e fundit po ju vjen era e keqe cfare ka ndodhur jam 37 vjeqare femije skam qe 9 vjet martese. Kisha pas deshire me dite cfare ka ndodh? ju pershendes qe te kaloni mire. Me fal nese nuk e ke kuptuar pyetjen. Pres pergjigjjen.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sabina

Ajo që përshkruan, dyshoj se ka të bëjë me një një çrregullim menstrual i shoqëruar edhe me një infeksion të mundshëm. Së pari duhet të bësh një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, paralelisht mjeku mund edhe të vlerëosj shkakun e çrregullimit menstrual i cili është faktor kryesor i infertilitetit. Nuk ke vepruar mirë që e ke lënë veten pas dore për 9-të vjet martesë, pasi një vizitë dhe trajtim mjeksor, jeta familjare do kishte ndryshuar. Mbase fati rikthehet, por ti duhet të tregohesh këmbëngulëse për shëndetin riprodhues dhe të tentosh për shtatzëni.

Të urj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti