Escheria coli
V F T
(14 vite më parë)
Përshëndetje Fatmire
Infeksioni urinar bën pjesë në infeksionet që ndikojë në ecurinë e shtatzënisë. Duhet që si ti ashtu dhe bashkëshorti të merni trajtim sipas antibiogramës deri në shërim të plotë. Ti nuk duhet të fillosh trajtim para se të marësh kulturën e sekrecioneve vaginale. Pasi të kesh edhe atë rezultat, konsultohu me mjekun gjinekolog. Mjeku do të rekomandojë edhe një ekografi për të vlerësuar maturimin e folikulit rreth ditës së 14-16 të ciklit menstrual.
Të uroj fat.
Pershendetje doktoreshe, Jam nje vajze 25 vjeqare e martuar qe 2 muaj. Kemi vendosur me burrin qe te behemi prinder por para se me ndodh kjo deshtem ti bejme analizat dhe ne analiza si mua ashtu edhe burrit ne sedimentin e urines na ka dalur pak infeksion por pasi qe kemi bere edhe urinokulturen, tek une ne diten e 3 rezultoi me 70.000bakterie e.Coli kurse burrit vetem 1here qe beri urinokulturen i dolen 1000.000bakterie e.Coli... Desha ta dij a ndikon ne shtatzani apo jo edhe qfar terapie me rekomandoni.. Pasi qe une do ta bej edhe strishon vaginale dhe cervikale por pershkak te menstruacioneve nuk kam mundur qe ta bej..P.S.Kur e kam ciklin e ovulacioni pasi qe si kam te rregullta dita e pare e ciklit eshte 23.11.2012 kurse muajin e kaluar i kam pasur me 24.10.2012..Pres pergjigjen e juaj..Urime festa e 100 vjetorite te pavarsise se shqiperise.