Diabeti në shtatzëni
Vale Krasniqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Vale,
Diabeti në shtatzëni, ndahet në dy grupe; diabet para shtatzënisë dhe i fituar në shtatzëni, ose siç quhet diabeti gestacional. Në të dy rastet është e rëndësishme, që ai të kontrollohet me rregjim ushqimor ose me preparate mjeksore, për t’u mbajtur në nivele normative. Niveli i rritur i glukozës në gjakun e shtatzënës, pasqyrohet edhe në gjakun e fetusit dhe ka pasoja si për nënën ashtu edhe për fetusin. Pas lindjes, diabeti gestacional mundet të kaloj përfundimisht dhe të kthehesh në gjendje normale. Këshilla e vetme dhe e fortë është; ndiqu nga mjeku endokrinolog pa asnjë neglizhim.
Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje desha me pyet se sa eshte i rrezikshem sheqeri ne shtatzeni nese sheqerin ne mengjes eshte 5 une jam shtatzane jam ne fund te javes se 38 ne javen e 28 mu ka lajmeru sheqeri ne mengjes asnjehere nuk e kam me shume se 5 ndersa gjate dites edhe ne mbramje ndodh qe me shkon deri ne 8 a eshte dicka rrezik per femijen ky sheqer? flm.