Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual pas shtatzënisë

Pershendetje. Une kam vajzen dy muajshe dhe pas lindjes kam pasur ciklin menstrual 6 jave dhe pas 2 jave prape kam gjakderdhje ngapak dy ose tri dite me nderprehet dhe prap kam ngapak gjakderdhje, vajzen e kam lindur me operacion, ju lutem ma jepni nje pergjigjje qka mund te jete?

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aulona

Pasi gjakrrjedhja vazhdon edhe pas periudhës së lehonisë që është rreth 40-45 ditë, një vizitë tek gjinekologu do të jetë e rëndësishme. Cikli menstrual pas shtatzënisë, rikthehet në varësi të ushqyerjes së fëmijës me qumësht gjiri. Nëse gjidhënia kryhet e plotë, pra fëmija ushqehet vetëm me qumësht gjiri dhe gjidhënia kryhet çdo 6-të orë të ditës dhe natës, cikli menstual mund të rikthehet edhe pas një viti nga dita e lindjes.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti