Cërklazha dhe lindja normale
Albulena Hasani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Albulena
Serklazhi dhe trajtimi me spazmolitikë, deri në javën e 37-të është mirë të shkojnë pa problem. Nuk mendoj që në lindjen e parë të kanë bërë shkurtimin e qafës së mitrës por mund të mos e kenë suturuar. Në raste të tilla, lindja natyrale është e rekomanduar.
Të uroj që shtatzënia të shkoj deri në term.
Pershendetje doktoreshe, jam ne muajin e 7 dhe kam bere cerkllazhen ne muajin e 5 per arsye te qafes se mitres sepse qafen e mitres e kam shume te shkurter. Kam frike se edhe dy muaj a do te mundem ta mbaj shtatzanine dmth deri ne muajin e 9 edhe deshiroj ta kuptoj nga ti a do te kem lindje normale? Mirepo une kam pasur edhe nje lindje para dy viteve edhe kam pasur nje lindje normale por pas lindjes kam pasur shume dhimbje ne mbrendine e vagines por kam menduar se eshte dicka normale e tash mjekja ime me thote se kane bere shkurtimin e qafes se mitres ne ate kohe kur kam lindur femijen e pare. Kete deshta ta spjegoj edhe ta kuptoj nga ti se cka po me keshillon ti? Ju pershendes shume dhe shume shume faleminderit nga ju... e pres me padurim pergjigjen e juaj, ju faleminderit.