Si të ngelem shtatzënë?
Tina Selmani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Tina
Pozicioni i mitrës nuk ka lidhje vendimtare me infertilitetin. Mundohu të gjesh kohën e ovulacionit dhe nëse nuk ke probleme të shëndetit riprodhues, atëherë shtatzënia nuk ka arsye pse të mos ndodhë. Nëse e ke zgjidhur problemin rreth hapjes se kanalit, konsumon acid folik dhe mjeku të ka thënë se mund të kërkosh për shtatzëni, realizo raportet seksuale në ditët e ovulacionit.
Të uroj fat.
Pershendetje doktoreshe. Jam nga Maqedonia, 25 vjece, afer 4 vite e martuar, 2 vite e 4 muaj tentoj te ngelem shtatzene por kot... E kam mitren mrapsht, kam bere hsg dhe me eshte hapur kanali te cilin e kam patur te zene, kam bere analizat e hormoneve dhe te gjitha me kane dale ne rregull... Tash 2 jave jam duke perdorur acid folik. Ju lus te me sugjeroni dicka! Kerkoj ndjese nese jam zgjatur shume, por kam shume shprese tek ju se mund te me ndihmoni. Ju faleminderit!