Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat pas abortit

Doktoreshe cilat jane analizat e domosdoshme me i bo pas abortit? ky eshte aborti i dyte dhe gjinekologu nuk dha asnje arsye pse ka ndodh per pos se tha nuk u zhvillu fryti. Cilat analiza me i bo per me kqyr mos kom ndonje bakterie ose infeksion edhe pse urino kultura ka dal pa bakterie, a mundet me ndodh me pas ndonje bakterie qe nuk e ka lon frytin mu zhvillu? flm ju lutem per pergjigje.

Mm Er (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Aborti mund të ndodhë për shkaqe të panjohura ose të njohura. Mjafton një prej tyre, që shtatzënia e filluar të ndërpritet në mes. Për të ndaluar mundësinë e përsëritjes, mjeku kërkon një seri ekzaminimesh dhe analizash që kanë të bëjnë me fetusin e abortuar, me gruan dhe me bashkëshortin. Prandaj të rekomandoj që nëse nuk ke kontaktuar në vazhdimësi me mjekun gjinekolog nga moment i abortit, duhet ta kontaktosh dhe të përfitosh nga këshillimi prekoncepsional në përgjithësi apo edhe pas abortit.

Ekzaminimet më të rekomanduara janë analizat, që përjashtojnë patologjitë sistemike të nënës si shkak për abort, analizat që përjashtojnë defektet gjenetike, analizat që përjashtojnë shkaqet endokrine, analizat që përjashtojnë shkaqet infeksioze, HSG-ja si dhe analizat që përjashtojnë infeksionet vaginale. Të gjitha këto ekzaminime duhet të rekomandohen nga mjeku gjinekolog, i cili duke vlerësuar rezultatet do të ketë mundësi të rrugët për të patur shtatzëni të sukseshme.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti