Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontrolla stomatologjike

Pershendetje doktor, Jam ne javen e 26 te shtatzanise, deshta te pyes a eshte e demshme per bebin te shkoj te stomatologu, sepse me duhet te rregulloj nje dhembe? Faleminderit.

Diellza Diellza (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Diellza

Natyrisht që mund ti rregulloni, pa kurrfarë pasojash negative në shtatzani. Vetëm se gjatë tremujorit të parë duhet shmangur intervenimet stomatologjike, shkaku i anestezionit apo përdorimit eventual të ndonjë ilaçi.

Pas kësaj peridhe, nëse keni shtatzani normale, mund të bëni intervenime stomatologjike pa asnjë problem. Madje preferohet që ti rregulloni dhëmbët para lindjes, që të mos bartni ndonjë infeksion oral tek foshnja.

Gjithë të mirat.

/komuniteti