A shkakton klomifeni çrregullim të ciklit?
Lulevera Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lulevera
Dyshoj për çregullim të nivelit hormonal. Shkaqet e këtij çregullimi janë të ndryshme. Të rekomandoj të bësh vizitën me datën 7 dhjetor dhe të zbatosh këshillat e mjekut tënd. Nëse çdo parametër rezulton brënda normave, shtatzënia nuk ka përse të mos vijë.
Të uroj fat.
Përshëndetje znj.Mimoza, Unë ciklin e monustracioneve e kam pas gjithherë te rregullt ne çdo 26 ditë ,mirëpo kam bërë një kontroll te gjinekologu me datë 23 tetor ne te treten dite kur kam qenë me cikël për me dite thjesht se si e kam gjendjen se jam martuar ne muajin Gusht dhe po planifikoj për një shtatzëni. Mbasi e ka bërë gjinekologu një ultrazë me tha se mire je dhe mi përshkroi këto barna Clomifen mirëpo as unë nuk e pyeta se për çfarë është ky lloj bari se për mu ishte hera e par qe shkova te gjinekologu mendova ndonjë vitaminë .Ato hapa I kam pi 5 dite ne bazë te rekomandimeve te mjekut .Data kur e kam pas ciklin mujor te fundit ka qenë 21 tetori ma prej asaj dite nuk me kane ardhë ,kam bërë vizitë prapë te I njëjti mjek dhe I kam tregu për gjendjen se qysh e kam mi ka përshkrua një lloj medikamenti po unë nuk I kam përdor për mi ngacmua mem ardh dhe me tha qe tu kanë formuar cista unë u shqetësova dhe e pyeta po kur e kam bërë kontrollin ju me keni thënë se jam mire kur mu formuan këto cicta brenda muajit ai me tha qe është normale. Me datë 30 nëntor e kam bërë një kontroll te një tjetër gjinekolog ai nuk me preferoj kurgja përveç se me tha se nuk është dashtë ti mi përdor qeto Clomifen dhe ma shpjegoj se ç’far lloj medikamenti është ky dhe ma caktoj datën e vizitës tjetër me 07.12. Përveç ultrazë që kam bërë kam bërë edhe teste te shtatzënisë me kanë dal negative. Çka mundem me pas a është pasoj e ati medikamenti qe mu kanë çrregullua. Ju faleminderit