Rreth shtatzënisë
Manjola Meta
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ena
Lëvizjet e bebit tek një grua me shtatzëni të parë, si rregull ndihen pas javës së 20-të të shtatzënisë. Secila shtatzëni është individuale, tek disa rritja barkut fillon më herët, tek disa më vonë.
Në përgjithësi raporti seksual gjatë shtatzënisë nuk është i kundërindikuar, me përjashtim të situatave si gjëndje të rrezikut për abort, lindje parakohe, prani të gjakrrjedhjes dhe kontraksioneve të dhimbshme të uteruesit (mitrës).
Gjithë të mirat.
Pershndetje doktoresh KETA te falenderoj nga zemra qe na kushton kohe dhe ne qe kemi shume nevoje sidomos ne kete periudhe te jetes sone. Desha te bej nje pyetje rreth shtatzanise sime te pare dhe nuk kam shume informacione. Jam ne javen e nente nuk kam shqetesime por vetem marrje mendesh shume rralle kontrollin e kam pas dy jave dua te di levizjet kur duhet ti ndjej ,po rritja e barkut kur fillon te zhvillohet te dallohet besoj se u zgjata pak por dhe nje pyetje kam, marredheniet seksuale a duhet ti vazhdoj tani se muajin e dyte i ndalova pasi pata sekrecione kafe a eshte e demshme per shtatzanine? Te lutem me kthe pergjigje!