Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet e bardha

I nderuar Morina! Kam nje pyetje pse kam shume sekrecione te bardha kam bere analizat e urines me kane dale qe kane nje bakterje mirepo kam perdore nje lloj medicine si qiri edhe me kaloj po prap me eshte kthy kam bere prap analizat me dan dale mire qashti spo di qka te bej qka me kishe keshillu sepse jam lodhur prej tyre edhe kanihere kam ni nje ere shume te rande nuk e di pse pastrohen shpesh min 1-2 here ne dite... te pershedes shume.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Anila

Sekrecionet vaginale të ndryshuara në sasi, ngjyrë, erë dhe konsistencë tregojnë se diçka nuk është normale. Është prishur pehashi normal i florës vaginale, qoftë edhe nga ndonjë infeksion i mundshëm. Trajtimi është i domosdoshëm, pas diagnozë e cila vendoset pas analizave dhe ekzaminimeve gjinekologjike.

Gjithë të mirat.

/komuniteti