Rreth ditëve të ovulimit
Shqipe Z
(14 vite më parë)
Përshëndetje Shqipe
Edhe mund të kesh disa dhimbje të lehta gjatë ovulacionit. Nëse ekografikisht maturimi i folikulit është në parametrat e normës, atëherë shtatzënia do të ndodhë. Acidi folik nuk ndihmon për të mbetur shtatzë por ai rekomandohet të merret për të mbrojtur tubin neural të bebit dhe fillohet të përdoret tre muaj para fillimit të shtatzënisë e deri në fund të javës së 12-të të saj.
Të uroj fat.
Pershendetje e nderuara doktoresh..desha te ju pyesja per ditet e ovulimit a esht normale dhimbja e gjirit edhe muskujt e kraheve te gjoksit. muajin e kaluar me 21nentor kam pasur ciklin te rregullt 28 ditesh, por me shum dhimbje te muskujve gjat ecjes , sipas kalendarit ketu ne portal me date 2 ka fillua ovulimi,keshtu qe sot ka fillua i njejti problem me muskuj..tek mjeku qe me ka operua per ciste isha ne muajin e kaluar me tha qe esht normale sepse me heret nuk kam pasur ovulim fare ..a eshte pozitive kjo qe po me ndodh a ndodh prej ovulimit ??edhe dicka te te pyes a mund te marr acid folik a me ndihmon te ngelem shtatzen pasi qe mjeku me tha ke ovulim? ju lutem me shkruaj sepse po kam nevoje, kalo mire.