Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia gjatë ciklit

Pershendetje. Nese kryen marredhenie te pambrojtur ne diten e dyte te ciklit a mund te ngelesh shtatzane? Nese po duhet te vazhdoje rrjedhja e hemorragjise? Po testi i shtatzanise a funksionon 8 dite pas marredhenies? Faleminderit!

Ana Ana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Shtatzënia në rastin që thua, nuk mund të ndodhë për shkak se një nga kushtet për fillimin e shtatzënisë nuk ekziston. Gjatë periudhës së gjakrrjedhjes, femra nuk është në fazën e ovulacionit. Që të fillohet shtatzënia, duhet të plotsohen dy kushte. Femra të ketë ovulacion dhe mashkulli të ejakulojë në vaginën e saj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti