Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë

Pershendetje. Desha tju pyes per dicka lidhur me marredheniet seksuale gjate shtatzanise. Kam lexuar inbformacione te ndryshme po desha te di sa eshte e keshillueshme te kryen keto marredhenie? Theksoj se nuk kam pasur probleme gjate shtatzanise. Shume flm.

Eda Perisnaka (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eda

Në përgjithësi raporti seksual gjatë shtatzënisë nuk është i kundërindikuar, me përjashtim të situatave si gjëndje të rrezikut për abort, lindje parakohe, prani të gjakrrjedhjes dhe kontraksioneve të dhimbshme të uteruesit (mitrës).

Është mirë për shumë arsye që muajin e fundit të shtatzënisë edhe me mirëkuptimin midis çiftit, marrëdhënia seksuale të jetë e përmbajtur dhe të zëvëndësohet me sa më shumë dashuri përkëdhelëse dhe kujdes reciprok.

Ju uroj gjithë të mirat.

/komuniteti